Home Aktualitet Taksat gjatë ...

Taksat gjatë sezonit të turizmit, kush raporton të ardhura të njëjta me 2019-n nuk kontrollohet nga Tatimet

0
0

Turizmi është një ndër sektorët informal në qarkun e Durrësit. Autoritetet tatimore bënë konstatim gjatë takimit me biznese në Durrës në prag të sezonit të pushimeve.

Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, u shpreh se kontrollet për këtë sezon nuk kanë për qëllim vendosjen e gjobave por formalizimin e sipërmarrjeve.

“Synimi i administratës tatimore prej më shumë se një viti tashmë është rritja e komunikimit me biznesin, rritja e ndërgjegjësimit të biznesit për legjislacionin tatimor dhe synojmë që zbatimin e legjislacionit ta bëjmë duke komunikuar më mirë me ju, duke ju bërë me dije problematikat që ne shohim në bizneset tuaja dhe duke u munduar që të kemi një qasje ndërgjegjësuese, një qasje suportuese. Vetëm nëse nuk shohim bashkëpunim të kemi më pas një qasje penalizuese”.

Të gjitha bizneset që raportojnë të ardhura të njëjta me 2019 do tu shpëtojnë kontrolleve nga tatimorët.

“Duke marrë parasysh që presim që ky të jetë një sezon i cili të jetë në nivelet e 2019, subjektet që do të kenë qarkullim të ngjashëm me 2019, subjektet që do të kenë të punësuar në nivelet e 2019, nuk do të kontrollohen nga administrata tatimore.

Në Durrës operojnë 1190 subjekte turistike nga të cilat 680 gjatë gjithë majit nuk kanë hapur kasën fiskale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit