Home Euro 2020 Talenti belg ...

Talenti belg i Juves zbulon sekretet e Ronaldos: Ha gjithmonë këto tri ushqime!

17
0

Daouda Peeters e njeh në mënyrë të përsosur Cristiano Ronaldon. Të dy mbrojnë fanellën e Juventusit duke ndarë një gardërobë dhe orët e argëtimit. Belgu luan me ekipin e moshave, por shpesh stërvitet në ekipin e parë, teksa ka bërë edhe debutimin me CR7. Tani do të përballen me njëri-tjetrin në Europian, teksa të dielën do të luhet Belgjikë-Portugali. Peeters ka zbuluar në një intervistë për HLN disa nga sekretet e Cristianos, që e kanë bërë një nga futbollistët më të mirë në botë. Sekreti më i madh është padyshim dieta.

“Ai gjithmonë ha të njëjtën gjë. Brokoli, mish pule dhe oriz. Pi disa litra ujë dhe sigurisht nuk konsumon Coca-Cola,” qesh Daouda Peeters, i cili gjithashtu theksoi shpirtin fitues portugezit. “Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo. Ai i bën lojtarët e rinj të rriten dhe është shumë i përfshirë. Mendoj se kjo është një karakteristikë shumë pozitive”.

Peeters thekson se Cristiano kujdeset për veten e tij gjatë gjithë sezonit. “Ai nuk bën ushtrime barku thjeshtë kot, por sepse sheh trupin e tij si instrument pune. Nuk është rastësi që Cristiano qëndron për orë të tëra para pasqyrës. Sidoqoftë, ai nuk ka kohë për këtë gjë. Kur është në klub, pjesën më të madhe stërvitet. Ai e jeton vërtet këtë profesion.

Cristiano është një djalë shumë i mirë, por në të njëjtën kohë ai e merr futbollin shumë seriozisht. Në autobus ai nuk flet për asgjë tjetër. Ndaj Do të jetë shumë i motivuar për të mposhtur Belgjikën. Siç është gjithmonë”, deklaroi talenti belg i Juventusit. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Daouda Peeters : "A la Juventus, on ne peut pas toucher Ronaldo à  l'entraînement…"

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit