Home Bota Të dërgojmë u...

Të dërgojmë ushtarë në Ukrainë? Gjermania dhe Spanja kundër idesë së Macron

22
0

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se kundërshtimi i idesë së tij për të dërguar trupa ushtarake perëndimore në Ukrainë ishte i qëllimshëm. ”Nuk do të ketë ushtarë gjermanë që do të zbarkojnë në Kiev për të luftuar me Rusinë”,-tha kancelari Olaf Scholz nga Roma, ku po merr pjesë në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane.

Në këtë mënyrë, Berlini zyrtar i thotë jo hipotezës së shumë diskutuar të Emmanuel Macron gjatë ditëve të fundit, për të dërguar trupat e NATO-s në vijën e frontit.

“Lufta në Ukrainë, megjithatë, do të përfundojë ditën kur Putini të tërheqë trupat e tij, por ai do ta bëjë këtë vetëm nëse e kupton se nuk mund të përparojë më në Ukrainë dhe për këtë mbështetja jonë është thelbësore. Jam mirënjohës që shumë liderë evropianë kanë forcuar apeli tonë për të parandaluar që Ukraina të mbetet pa municion”, shtoi ai.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, pas takimit me Scholz e ka mohuar kategorikisht një përballje direkte me trupat e Vladimir Putin në terren.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit