Home Aktualitet Të huajt në S...

Të huajt në Shqipëri/ Pjesa më e madhe nga Irani, Italia e Turqia

84
0

Mbi 13 mijë e 600 te huaj në vendin tonë, gati 64 për qind e tyre janë burra, ndërsa pjesa tjetër gra. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, pjesa më e madhe janë nga Irani, Italia, Turqia apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shon dhe Lara Curny janë një çift amerikan që prej 4 vitesh jetojnë në Elbasan. “Prej katër vitesh jetoj në Elbasan dhe jam mësues i gjuhës angleze në një shkollë. Më pëlqen Shqipëria, madje mund të them se e dashuroj. Tani për tani nuk kemi ndërmend të lëvizim nga këtu”, tregon Shon Curny.

Ahmad Amursi është një inxhinier 40 vjeçar që prej mëse një viti ka zgjedhur të jetojë në kryeqytetin shqiptar. “Unë me profesion jam inxhinier elektrik. Punoj në një kompani shqiptare dhe roli im është të mësoj më të rinjtë. Është një lloj shkëmbimi eksperiencash. Planifikoj të qëndroj këtu edhe për ca kohë edhe pse familja ime aktualisht gjendet në Francë”

Ka edhe nga të huaj që kanë ardhur për të kaluar pushimet, por thonë se po vlerësojnë të qëndrojnë këtu. Pjesa më e madhe e të huajve kanë ardhur për t’u punësuar, të tjerët për bashkim familjar apo studime.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit