Home POLITIKE Telefonata me...

Telefonata me Cameron, presidenti Begaj tregon temat që diskutuan: Mirënjohës për mbështetjen

49
0

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin Bajram Begaj. Cameron ishte këtë të mërkurë për një vizitë zyrtare në Tiranë, por u detyrua të shkojë me shpejtësi në Londër.

Kreu i shtetit përmes një reagimi në X, shkruan se me sekretarin Cameron biseduan për forcimin e lidhjeve tona si aleatë të vjetër në NATO-s. Po ashtu u shpreh mirënjohës për ndihmën nga Britania e Madhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

”Kisha një telefonatë sot me Zotin David Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s.

Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.

https://x.com/BajramBegajAL/status/1793324336687796476

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit