Home Aktualitet Tentoi ikjen ...

Tentoi ikjen në Angli, policia u çau gomonen. Flet shqiptari: Isha me djalin, është lojë me jetën

273
0

Rruga me gomone e emigrantë jo vetëm shqiptarë, nga Franca drejt Britanisë së Madhe, është një nga lajmet më kryesore në mediat londineze. Por rruga nuk është e lehtë, sa duket në foto.

Në përpjekje për të kaluar nga një plazh afër Dunkirk të Francës, emigrantët janë sulmuar me spraj nga efektivët për të mos lejuar largimin e tyre. Në grupin e emigrantëve ishin shqiptarë, kurdë dhe irakianë.

Një shqiptar ka rrëfyer se ka paguar 4 mijë euro, por udhëtimi nuk shkoi siç parashikohej pasi u kapën nga policia. Ai rrëfen se është hera e 3 që tenton të largohet drejt Britanisë së Madhe.

“Në këtë gomonen që e shpoi policia me thikë, që u shpërnda në rrjete sociale dhe në mediat e huaja, kam qenë bashkë me djalin. Na kapi policia, disa ikën dhe disa na kthyen mbrapsht. Udhëtimi me gomone është shumë i rrezikshëm, por nuk kam asnjë të ardhur këtu. Udhëtimi me gomone është të luash me jetën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit