Home Kronike Tentoi të kry...

Tentoi të kryente atentat para 1 viti, Policia e Elbasanit arreston 39 vjeçarin

104
0

Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një 39 vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Sipas të dhënave paraprake shtetasi E.M. në qershor të vitit të kaluar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, fatmirësisht pa lënduar njeri, por duke e dëmtuar makinën.

Njoftimi i plotë

Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale.

Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit E. M.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit