Home KRYESORE Tërmet i fort...

Tërmet i fortë lëkund Shqipërinë. Ja sa ishte magnituda

1319
0

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në ora 22.37 në Shqipëri.

Në Tiranë dhe Durrës lëkundjet kanë qenë të forta, por në pak sekonda.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë 4.7 ballë i shkallës Rihter. Tërmeti është ndjerë edhe në Lezhë, Mirditë dhe Pogradec.

Konkretisht epiqendra ka qenë 14 kilometra larg Krujës e Burrelit dhe 29 kilometra larg Tiranës. Nga frika e ndonjë goditje tjetër shumë banorë të Tiranës kanë nga shtëpitë e tyre dhe po rrijnë në rrugë, sidomos te sheshi “Nënë Tereza”.

“Sot në datën 15/01/2023, ora 21:37:21 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë 4.7 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra është lokalizuar 4 km në Jug Perëndim të Klosit. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 5 ballë. Nuk kemi njoftime për dëme” – thuhet në një njoftim të Departamentit të Sizmologjisë në Institutin e Gjeoshkencave.

Postimi i Ministrit Niko Peleshit:

Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit