Home Bota Tërmeti në Tu...

Tërmeti në Turqi. Ekipet e kërkimit gjejnë 2 milionë dollarë nën rrënoja

101
0
KAHRAMANMARAS, TURKIYE - FEBRUARY 06: A view of debris as rescue workers conduct search and rescue operations after the 7.4 magnitude earthquake hits Kahramanmaras, Turkiye on February 06, 2023. (Photo by Eren Bozkurt/Anadolu Agency via Getty Images) Rescue workers search through debris in Kahramanmaras, Turkey on Monday. (Eren Bozkurt/Anadolu Agency/Getty Images)

Zjarrfikësit që po kërkojnë ende për të mbijetuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet e 6 shkurtit që goditën Turqinë, janë përballur me një situatë të pazakontë në Gaziantep.

Mediat në Turqi raportojnë se zjarrfikësit kanë gjetur më shumë se 2 milionë dollarë para “cash” nën gërmadha. Menjëherë, ata hapën kamerat dhe i vendosën të gjitha paratë në një qese të zezë, përpara se tja dorëzonin ato policisë.

“Ne jemi përpjekur me të gjithë fuqinë tonë për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar nën rrënoja, të shpëtojmë jetë.

Po ashtu, ne jemi përballur edhe me shumë raste të ngjashme kur kemi gjetur shuma parash apo sende të tjera me vlerë, të cilat ja kemi dorëzuar menjëherë policisë. Kjo është puna e një zjarrfikësi, shpëton jetën, mbron dhe pronën”, kështu është shprehur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Gaziantep, Cafer Yilmaz.

Nën gërmadhat e godinave, përveç punonjësve të grupeve të kërkim-shpëtimit, janë parë hajdutë që gërmonin për sende me vlerë, pavarësisht ruajtjes nga autoritetet.

Ndërkohë që personat kapen dhe arrestohen brenda një kohe të shkurtër, grupet e kërkim-shpëtimit ua dorëzojnë forcave të sigurisë paratë dhe bizhuteritë që njerëzit mbanin në shtëpitë e tyre.

Sipas mediave turke, nën rrënoja janë gjetur qindra kasaforta dhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të shtrenjta. Për të shmangur abuzimet, autoritetet po regjistrojnë ço objekt të gjetur, ndërkohë që të gjithë njerëzit që pretendojnë se kanë humbur sende me vlerë nën rrënoja, duhet të bëjnë kallëzim në polici.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit