Home Aktualitet Tetraparapleg...

Tetraparaplegjikët protestojnë para Kuvendit, Rama i takon: Do t’ju presë ministrja, mos rrini në shi!

267
0

Personat me aftësi të kufizuar u mblodhën këtë të enjte para kuvendit, teksa zhvillohet seancën e radhës parlamentare.

Ata kërkojnë t’u rritet ndihma ekonomike, pasi thonë se duan të jetojnë të pavarur ekonomikisht dhe t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Pas fjalës në Kuvend, kryeministri Edi Rama doli jashtë për të biseduar me tetraparaplegjikët.

Më vjen mirë që dole. Presim nga ju diçka të mirë. Kemi nevojë të kemi parametra ekonomikë të pavarur nga të tjerët”, i tha kryeministrit një nga protestuesit.

Personat me aftësi të kufizuar thanë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministria e Financave, ndërsa Rama u siguroi një takim me të. “Do t’i them ministres t’ju fusë brenda dhe të bisedoni, mos rrini më në shi”, u tha kryeministri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit