Home Sporti Teuta fiton m...

Teuta fiton me “poker” ndaj Kukësit, Hebaj shkëlqen me tripletë

80
0

Teuta ka arritur fitoren e dytë radhazi në këtë sezon, duke mundur me rezultatin 4-1 Kukësin, ndërsa një javë më parë fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Dinamos.

Goli i parë në këtë sfidë u realizua nga Rubin Hebaj në minutën e 11-të, që ishte edhe goditja e parë në portë. Kukësi barazoi në minutën e 36-të me Mustën, duke e mbyllur në paqe këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 52-të Hebaj do të shënonte golin e dytë për Teutën, por edhe golin e dytë personal të kësaj sfide.  Në minutën e 67-të do të ishte Klejdi Daci ai që do të shënonte në portën e Xhikës. Ish-i i Kukësit ndëshkoi kështu skuadrën nga e cila u largua në janar.

Hebaj ndërohë mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe realizoi golin e katërt 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke marrë dhe topin në shtëpi. Kukësi renditet në vend të katërt të Abissnet Superiore me 46 pikë, ndërkohë që Teuta renditet në vend të shtatë me 39 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit