Home Aktualitet The Sun: Band...

The Sun: Bandat e drogës i nisin konfliktet në Britani dhe i lajnë hesapet në Shqipëri

30
0

Media britanike “The Sun”, i ka kushtuar një artikull konflikteve që nisin mes bandave shqiptare të drogës në Angli.

Në një intervistë me prokurorin shqiptar, Kreshnik Ajazi, media britanike konkludon se ato që nisin në Britani si konflikte për pazare droge dhe si përpjekje për të kontrolluar tregun e shitjes së lëndëve narkotike, përfundojnë në Shqipëri me vrasje dhe ekzekutime.

Prokurori ka rrëfyer se shumë nga sulmet me të cilat ai merret, vijnë si pasojë e përplasjeve të përgjakshme që nisin në Britani.

“Këto mosmarrëveshje mes bandave janë krijuar në Angli, por hakmarrja ndodh në vendin tonë. “Pavarësisht luftës që bëhet nga të dy shtetet për të luftuar krimin, problemi është se në Shqipëri hakmarrja është traditë, ndaj nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë”, shprehet më tej Ajazi.

“The Sun” shkruan se policia po i godet anëtarët e grupeve kriminale dhe trafikantët aty ku u dhemb më shumë, tek xhepat e tyre. Sakaq një zëdhënës i Agjencisë Shqiptare të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara tha se:

“Ne do të dërgojmë një mesazh se ajo që është fituar nga aktivitetet kriminale në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë do të konfiskohet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit