Home ShowBiz The Weeknd, a...

The Weeknd, artisti më i dëgjuar në histori dhe futet në librin Guinness

42
0

The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Ai është artisti i parë që arrin 100 milionë dëgjues në muaj në Spotify ndërsa kënga”Blinding Lights” e 2020 është kënga më e transmetuar e të gjitha kohërave në këtë platformë.

Shakira është më afër artistit të njohur me 81.6 milionë dëgjues, e ndjekur nga Ariana Grande me 80.6 milionë dëgjues, Taylor Sëift me 80.2 milionë dëgjues dhe Rihanna me 78.5 milionë dëgjues.

Dy rekordet e reja botërore të The Weeknd vijnë pas suksesit të madh të këngës së tij të fundit, remix-it të këngës “Die For You” me artisten Ariana Grande. Përveç rekordit botëror të The Weeknd, ai ka disa projekte për momentin. Sipas asaj që shkruan revista ‘Rolling Stone’, ai do të shfaqet në një film të ri ku do të ketë rolin e tij të parë kryesor.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit