Home Sporti Thuajse e kry...

Thuajse e kryer, Juventusi parakalon Interin dhe është pranë firmës me “bishën” e Torinos

131
0

Juventus është shumë pranë gjetjes së zëvendësuesit për De Ligt. Mbrojtësi holandez sot pritet të firmos me Bayernin, në një operacion që arriti shifrën e 80 milionë eurove.

Klubi torinez do ta shfrytëzojë menjëherë këtë situatë për të bërë të paktën dy goditje në merkato. Së pari bardhezinjtë janë shumë pranë mbrojtësit të Torinos, Bremer.

Të gjithë gazetarët e njohur italianë, që në fakt rrallë herë gabojnjë ne merkato raportojnë se klubi torinez ka parakaluar Interin, që kishte një akord me brazilianin. Sot Juventus do të formalizojë dhe ofertën që është 40 milionë euro, 10 më shumë se sa ofronte Interi.

Edhe futbollisti do të ketë një pagë më të lartë, 4 milionë euro për 4 sezone. Në orët ne vijim pritet të zbulohen dhe detaje të reja, por mesa duket Bremer do të jetë lideri i ri i mbrojtjes së Juventusit. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit