Home Aktualitet ”Thyerj...

”Thyerja e herësit votëbesim”, Fatmir Xhafaj nderon kolegët e larguar

506
0

Sot ka folur një prej ikonave të PS. Fatmir Xhafaj ishte mes deputeteve të paktë që arriti të thyente herësin, pavarësisht se ishte renditur i 23-ti në listën e socialistëve për qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në seancën e sotme, që përkoi edhe me fjalimin e tij të parë, ish-ministri Xhafaj tha se ”Shumë janë përpjekur ta përkufizojnë në mënyra të ndryshme, por di të them që nuk ishte ndonjë formulë magjike, por fuqia reale e votës së lirë dhe të ndershme kur njerëzit besojnë te forca e tyre, por dhe te përfaqësuesi i tyre. Andaj edhe nga kjo foltore me përunjësi dua t’u them përsëri e përsëri mirënjohje të gjithëve”.

Xhafaj nuk harroi që të përmendte disa nga kolegët të cilët nuk do jenë më pjesë e parlamentit, duke i cilësuar si model të ruajtjes së integritetit paçka përfshirjes në politikë.

”Disa kolegë dhe kolegë deputetë të mandatit të kaluar që për arsye të ndryshme, të thëna apo të kuptuara, nuk do të jenë më pjesë e kësaj salle. Fjala e tyre e mençur, politike dhe profesionale, në këtë foltore, natyrisht që do të na mungojë shumë. Vasilika, Besniku, Eglantina, Ervini, Elena, Ditmiri, Musai dhe kolegë të tjerë, të këtij krahu, në pamundësi ti përmend të gjithë, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm me dijet, fjalën dhe punën e tyre gjithë këto vite, por mbi të gjitha me integritetin, dinjitetin dhe forcën e shembullit”.

Fatmir Xhafaj mbetet një prej socialistëve më korrekt dhe nuk u bë kurrë rilindas. Mbeti socialist. Sot ai doli dhe tha si për ti kujtuar kryeministrit dhe kupolës rilindase se pavarësisht se donit të më largonit, unë jam këtu falë socialistëve dhe jo makinacioneve.
Fatmir Xhafaj do jetë një oponencë e vërtetë e qeverisë së tij të PS.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit