Home POLITIKE Tifozat patri...

Tifozat patriotë, “Plisat”: Na latë pa bileta për ndeshjen! Ne e kemi ndjekur kudo kombëtaren, shihemi në Gjermani!

63
0

Tifozat më të zjarrtë patriotë të kombëtares, ”Plisat” nuk kanë blieta për të ndjekur këtë mbrëmje në stadiumin ”Air Albania” ekipin e zemrës kundër Ishujeve Faroe, siç kanë bërë kudo që kuqezinjtë kanë luajtur. Grupi në një sqarim në Facebook, thekson se i kanë lënë pa bileta, por shprehen se do ta ndjekin ekipin kombëtar në Gjermani në Euro 2024. Sporti bashkon, por dikush nuk e dëshiron që të jetë kështu.

Postimi i plotë

Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta. Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.
Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit