Home Aktualitet Tifozja trego...

Tifozja tregon shifrën marramendëse për një biletë: Shqipëria, për atë çdo gjë

9
0

Edhe pak orë na ndajnë nga nisja e ndeshjes Shqipëri-Çeki. Një tifoze nga Korça ka treguar shifrën marramendëse që ka paguar. Ajo ka treguar se e ka blerë biletën pavarësisht shifrës së kripur, për dashurinë e madhe që ka për kuqezinjtë.

“Do fitojmë normale, për këtë kemi ardhur. Kemi ardhur nga Korça. Në fillim ka qenë e vështirë që të sigurojë bileta, por pastaj arrita biletën 250 euro, kemi ardhur 2 veta, unë dhe tezja. Shqipëria është e jona, për atë çdo gjë”, tha tifozja.

Atmosfera në prag të ndeshjes është elektrizuese. Të gjitha rrugët në qendër të kryeqytetit, pranë stadiumit “Air Albania”, janë pushtuar nga tifozët, në mbështetje të kombëtares. Ato shprehen entuziast për një fitore në përballë Çekisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit