Home KRYESORE TIMS-i zbulon...

TIMS-i zbulon udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në Holandë

2126
0

Në vitin 2018 Lulzim Basha ka takuar në Holandë 2 herë biznesmenin Klodian Zoto. Ky fakt bëhet i ditur qartësisht nga sistemi TIMS.  

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, kohë kur koncesionet për menaxhimin e mbetjeve ishin dhënë, dhe Basha nuk i kishte sulmuar asnjëherë biznesmenët. Por sigurisht që i kishte në fokusin e gjobave të tij dhe po pritej momenti. 

 Sipas sistemit TIMS, Basha dhe Zoto kanë udhëtuar në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë drejt Romës me destinacion final Holandën. 

TIMS tregon se udhëtimi i Lulzim Bashës me Klodian Zoton mban datën 13.02.2018 me tranzit Romën dhe destinacion final kryeqytetin e Holandës, Amsterdam. Pas më shumë se 5 muajsh Lulzim Basha thërret sërish Klodian Zoton po në Holandë. Këtë herë udhëtimi i të dyve mban datën 27/08/2018. 

Të dy kanë udhëtuar me tranzit Vjenën dhe destinacion final sërish Holandën, në të njëjtën ditë e në të njëjtën orë. 

Përse Klodian Zoto është detyruar të udhëtojë me Bashën në Hollandë? Çfarë i ka kërkuar Lulëzim Basha Klodian Zotos? 

Duket se biseda mes të dyve nuk ka shkuar mirë dhe Basha mësohet se i ka thënë se ai do të bëhej shënjestër e sulmeve të opozitës. 

Lexo edhe :  Ka njeri që beson se Basha mund të rrëzojë Ramën?! 

Dhe ashtu ndodhi. 

Menjëherë pas udhëtimit të dytë në Gusht të vitit 2018 Lulzim Basha nis sulmet ndaj Klodian Zotos duke e bërë atë me akuzat e tij aksioner në tre kompani, gjë që nuk rezulton e vërtetë. 

Dy njerëzit që kanë marrë përsipër të flasin me gojën e Bashës janë Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku, të cilëve sot ju bëjmë një pyetje: A ka udhëtuar Basha familjarisht (përfshirë kunatin) me personat e tjerë që ai akuzon? Nëse po ku i ka takuar dhe për çfarë nuk ka rënë dakord? 

Sa ka qenë gjoba që këta njerëz nuk kanë pranuar të paguajnë dhe sot për pasojë janë pjesë e linçimit dhe shpifjeve të Bashës? 

Nëse Gaz Bardhi dhe Jorida Tabaku nuk përgjigjen, në ditët në vazhdim do i ndihmojmë ne, fillimisht nëpërmjet sistemit TIMS. 

Dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton sipas TIMS 

12.02.2017

Rinas – Romë (tranzit) – Amsterdam 

27.08.2018

Tiranë – Vjenë (tranzit) – Amsterdam/mapo.al/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit