Home Sporti Tirana blindo...

Tirana blindon mbrojtësin maqedonas me një kontratë 2-vjeçare

45
0

Tirana ka nisur nga puna për të ruajtur grupin e futbollistëve të këtij sezoni që u shpall kampion për të 26-tën herë në historinë e kryeqytetasve. Me kualifikueset e Champions League në horizont, drejtuesit e klubit bardheblu vijojnë punën për të blinduar elementët më të spikatur të organikës së trajnerit Orges Shehi ndërsa së fundmi kanë rinovuar kontratën me Filip Najdovskin.

Maqedonasit i skadonte kontrata në fundin e këtij sezoni, mirëpo Tirana ka arritur të bindë mbrojtësin për të firmosur një kontratë dyvjeçare edhe falë termave financiarë të përmirësuar. Në këtë formë, Najdovski, do të mbetet një nga garancitë e Tiranës në prapavijë për Kupat e Europës, por edhe për kampionatin e sezonit të ardhshëm.

Sakaq, drejtuesit e bardhebluve po punojnë të sigurojnë rinovimin edhe me të tjerë futbollistë që iu përfundon kontrata në fundin e sezonit për të ruajtur grupin e lojtarëve kryesorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit