Home Sporti Tirana dhe Te...

Tirana dhe Teuta shkojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

126
0

Tirana dhe Teuta janë dy skuadrat e para që kualifikohen në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë barazuan 2-2 me Kastriotin në ndeshjen e dytë të sfidës çerekfinale, por fitorja 4-1 në ndeshjen e parë nuk e vendoste për asnjë moment në diskutim kalimin më tej.

Hasani dhe Najdovski shënuan dy gola të shpejtë për skuadrën e Orges Shehit, por edhe pse krutanët mbetën me dhjetë vetë pa mbaruar pjesa e parë, arritën të barazonin. Fillimisht Iseni shkaktoi autogol ndërsa pak minuta nga fundit Ajazi realizoi golin e dytë. Kukësi ka fituar 2-1 ndeshjen e kthimit kundër Teutës, por humbja e parë 2-0 i ka dhënë mundësinë durrsakëve që të kalojë në gjysmëfinale.

Durrsakët u qetësuan edhe më shumë pasi shënuan golin e parë të takimit, por edhe pse me 10 vetë kuksianët arritën të përmbysnin rezultatin, duke shënuan dy herë. Gjithsesi kjo nuk mjaftoi për t’u kualifikuar. Të mërkurën luhen dy çerekfinalet e tjera, Laçi-Egnatia dhe Partizani-Vllaznia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit