Home ShowBiz ”Tirana...

”Tirana Fan Zone” mbyll siparin me koncertin e Aurela Gaçes

58
0

Për 30 ditë sheshi ”Skëndërbej” ka qenë një ”stadium” i vogël europian ku emocionet e futbollit kontinental janë ndier sikur të ishim në arenat më të shquara të Evropës ku u zhvilluan betejat futbollistike të EURO 2020. I gjithë ky organizim i Bashkisë së Tiranës mbyllet sot me një koncert të madh live nga këngëtarja Aurela Gaçe. Ester Likaj, specialiste në Drejtorinë e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, tregon detajet e organizimit.

“Tirana Fan Zone nisi më 11 qershor dhe sot është dita e fundit e këtij organizimi kaq të madh. Përvecc ndeshjeve ne kemi pasur në ditët kur nuk ka pasur sfida ne kemi pasur program artistik. Kanë qenë disa këngëtarë dhe grupe muzikore që kanë performuar në skenën që është dnërtuar në sheshin skënderbej. Sonte është koncerti i artistes së madhe Aurela Gaçe, aktiviteti përmbyllës. Në orën 20:00 i ftojmë të gjithë qytetarët të vijnë dhe të ndjekin një koncert që është komplet live. Do të bëhet një mbyllje dinjitoze e këtij eventi të gjatë dhe që i dhuroi kaq shumë kënaqësi kryeqytetasve”, tha ajo.

Po ashtu Likaj tregon aktivitetet e ngjeshura në Tiranë që janë zhvilluar në këto muaj por edhe ato që priten në javët në vijim edhe në këto ditë të nxehta vere.

”Nga mesi i këtij muaji është koncerti te Amfiteatri i Tiranës ‘Të gjithë rrugët të çojnë në Tiranë’. Është një koncert tashmë i kthyer i përvitshëm me artistët të muzikës moderne shqiptare. Më 21 korrik të Universiteti Politeknik është një aktivitet me muzikë Jazz. Kemi International Fol Festival që prej grupe të ndryshme nga e gjithë bota që vijnë për të kërcyer. Gushti do të jetë pak më i qetë, por edhe në këtë muaj do të kemi disa organizime interesante”, tha për ”Report Tv”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit