Home Sporti Tirana fiton ...

Tirana fiton derbin ndaj Dinamos dhe shkëputet +13 në krye (VIDEO)

60
0

Tirana arriti një fitore të rëndësishme, 1-0 në derbin ndaj Dinamos duke hedhur një hap drejt titullit kampion. Goli i Devid i dhuroi suksesin e radhës bardhebluve kryesues, dhe të tretin radhazi sezonal në derbin kundër bluve.

Braziliani shfrytëzoi një asist të Redon Xhixhës në minutën e 69-të duke arritur që të shfrytëzojë më së miri shansin që ju dha.

Agim Ibraimi u bë protagonist për keq, teksa goditi shtyllën në fraksionin e parë të takimit, ndërkohë që humbi penallti tre minuta përpara fundit, duke u ndalur nga portiri Bekaj.

Me këtë fitore Tirana ruan kreun tashmë me +13 pikë diferencë me Laçin e vendit të dytë. Ndërkohë që kjo ishte humbja e 12-të në kampionat për Dinamon, që mbetet në vend të parafundit në renditje.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit