Home POLITIKE Tirana kryeqe...

Tirana kryeqendër e Europës! Rama: BE-ja është e hapur jo vetëm për vendet anëtare! Ky Samit është historik

47
0

Në përfundim të punimeve të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit 2023, kryeministri Edi Rama, Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp. Rama tha se samiti arriti diçka vërtetë thelbësore përmes planit të ri të rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

”Samiti ka sjellë rezultate fantastike. Është diçka e re. Dhe është e re në sensin që BE është e hapur për jo pjesëmarrësit për të pranuar që të marrë hapa të tjerë, që në fakt janë vetëm për anëtarët, si për shembull në ndihmat financiare. Janë gjëra të mëdha. Jam shumë optimist për këtë shpirt dhe për këtë aprovim sepse jemi në nivel shumë të lartë, dhe ky mision po ndryshon gjëra që ishin të paimagjinueshme për ne. Duhet të jesh në Gjermani që të të mos të thonë se çfarë të besh, ndryshe do të të thonë se çfarë do të thonë”, tha Rama.

Më tej Rama tha se ky samit është historik, pasi ka hapur një fazë të re, sepse do të jetë edhe më i madh. ”Nuk kam kërkuar për takime pasi kam kuptuar që të mbash një takim me BE-në, nuk ka lidhje se sa shumë i do, por sa kohë kanë që t’ju takojnë. Por tani e dimë duhet t’i bësh detyrat për veten tënde. Ju falenderoj që na dha këtë mundësi të madhe për të treguar se sa shumë ju duam. Faleminderit që keni ardhur nga vendet e tjera dhe keni treguar durim. Shpresoj mos ketë qenë një ditë e mërzitshme për ju”, tha Rama.

Fjala e Ramës

Është një ditë e paharruar, e cila po përmbyllet përkundër të gjitha parashikimeve të aplikacionit të motit të “Apple” dhe dëshira për të mbajtur sa më mirë miqtë tanë ka qenë më e fortë sesa çdo ekspertize meteorologjike që gjatë gjithë javës na thoshte që dita do të ishte ditë me shi dhe nuk ishte kështu. Kështu që, jam mirënjohës Zotit dhe Bashkimit Europian që u siguruan që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad të këndshëm.

Ndërsa Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime vërtetë të hapura dhe me një ndjenjë të vërtete miqësie. Nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falenderuar Kancelarin që në mënyrë kaq të hirshme, qe i hapur për idenë për ta sjell Procesin e Berlinit jashtë Bashkimit Europian, në Tiranë. Dhe nuk do të gjeja dot kurrë fjalët e nevojshme për të falënderuar Presidenten e Komisionit që i dha këtij samiti diçka vërtetë thelbësore përmes planit të ri të rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Ky është një moment i vështirë në kohë për çdo vend dhe sfidat me të cilat ne të gjithë së bashku përballemi janë të jashtëzakonshme për shkak të krizave të njëpasnjëshme që kanë goditur të gjithë ne, qofshim Europë me B apo Europë pa B-në bashkëlidhur. Nuk duket se gjërat bëhen më mirë përpara sesa të përkeqësohen në shumë fronte, përfshi frontin e ri të tmerrshëm në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit. Në të njëjtën kohë sidoqoftë këto kohë kanë farkëtuar miqësinë tonë, kanë farkëtuar bashkëpunimin tonë, kanë farkëtuar ndjenjën e përbashkësisë dhe falë udhëheqjes së Bashkimit Europian, ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë përpara me një besim më të fortë kundrejt Ballkanit Perëndimor.

Nuk dua ta flas gjatë pasi siç mund ta imagjinoni mund t’ju mbaj këtu deri nesër, por këta dy gjermanë krah meje kanë orare, kanë afate kohe të përcaktuara, avionë për të marrë e gjëra për të bërë. Kështu që, nuk dua që të marrë nga koha e tyre këtu sepse nuk ndodh çdo ditë që të kemi nderin që të presim Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë dhe nuk ndodh çdo ditë që të presim Presidenten e Komisionit.

Kështu që jam i sigurt që ato që do thonë ata janë më të rëndësishme se ajo çfarë mund të them unë dhe si përherë mbetem i gatshëm për pyetje nëqoftëse ka ndonjë pyetje që më drejtohet. Pra, Kancelar ju lutem pranojeni shprehjen e mirënjohjes sime për gjithçka po bëni për ne dhe që jeni një fuqi e qetë dhe mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor për të ardhur më afër me njëri-tjetrin.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit