Home Aktualitet Tjetër &#8221...

Tjetër ”biznesmene”. Rruzhdije Meta rrëfen për 30 mln eurot e saj: Jetoj në shtëpinë e vëllait

475
0

Një tjetër çift të moshuarish rezultojnë të përfshirë në evazionin fiskal të inceneratorëve. Çiftit Rruzhdije e Shkëlqim Meta i është shitur kompania që ka kryer rreth 30 mln euro evazion fiskal. Për Syri Tv, gruaja mohon njohjen me përsonat që mund t’i kenë përfshirë, duke theksuar se janë në gjendje të vështirë ekonomike.

Ruzhdije Meta pohoi se lajmin se ishte biznesmene e për më tepër që kishte blerë kompani që kishte kryer transaksione 30 milionë euro. Ajo thotë se e kishte mësuar vetëm nga televizori, e nuk kishte dijeni se kush mund të jenë personat që kanë bërë këto veprime.

Çifti i të moshuarve strehohen në shtëpinë e të afërmit të tyre, e në pamundësi për të ngrysur jetën, në dokumentet shtetërore rezultojnë biznesmenë të suksesshëm. Nga ekstraktet e siguruara nga Qendra Kombëtar e Biznesit, rezulton se Ruzhdije e Shkëlqim Meta kanë blerë dhe më pas shitur aksione të kompanive “ELVIS-03 GROUP” dhe “ELVIS CO”.

Shitjet në fjalë sipas dokumetave të QKB, rezultojnë të kenë ndodhur në 2020. Kompanitë janë regjistruar me adresë në Lezhë, Laç e Mamurras, teksa vazhdojnë të jenë aktive, por listuar me flamur të kuq. Për më tepër Ruzhdie Meta rezulton e punësuar dhe i janë paguar kontributet nga kompania Elvis 03 për periudhat janar-gusht 2017 dhe në muajin janar 2020, që janë edhe periudhat kur janë kryer këto transaksione.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit