Home Aktualitet Tjetër lajm i...

Tjetër lajm i mirë për Kosovën, arrihet marrëveshja për liberalizimin e vizave

128
0

Përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Europian, arritën këtë të mërkurë në finalizimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën. “Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parlamentit Evropian.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit. Tani marrëveshja duhet të votohet në Komisionin për liritë qytetare, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancën plenare. Pas kësaj konfirmohet nga Këshilli i BE-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit