Home Aktualitet Top Channel: ...

Top Channel: Kombëtarja, personazhi i vitit

60
0

Për emocionet e jashtëzakonshme që na ka dhuruar gjatë vitit 2023, Kombëtarja e Futbollit është emblema e padiskutueshme e shqiptarisë dhe frymës së përbashkimit që përjetuam si komb dhe tifozë të ekipit tonë kombëtar.

Për suksesin e skuadrës kombëtare shqiptare me kualifikimin në finalen e Kampionatit Europian, Top Channel e ka përzgjedhur Kombëtaren Kuqezi si personazhin e vitit.

Votat e publikut dhe vetë Top Channel, ekrani i të gjithë shqiptarëve, janë përbashkuar në një zë për këtë përzgjedhje. Entuziazmi i krijuar nga ekipi ynë kombëtar, mjeshtëria e trajnerit brazilian Silvinjo, tashmë me pasaportë shqiptare dhe shpirt kuqezi, si edhe golat e jashtëzakonshëm të futbollistëve që i janë bashkuar Kombëtares nga të gjitha trojet amtare, do të mbahen mend gjatë.

Kombëtarja na ka sjellë më afër me njëri tjetrin, ashtu siç janë bërë bashkë futbollistët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, nga Diaspora shqiptare nëpër botë dhe shumë të tjerë që dëshirojnë të bëhen pjesë e ngjyrave kuqezi. Kombëtarja është kthyer në një nga krenaritë e kombit që po vlerësohet gjithmonë e më shumë

Për herë të dytë, Shqipëria shkon në një finale të Kampionatit europian të futbollit. Pas suksesit të vitit 2016, kombëtarja këtë vit arriti disa rekorde si vendi i parë në grup, mbrojtja më e mirë me 4 gola të pësuar dhe 12 të shënuar dhe me 15 pikë të grumbulluara arriti të renditet e para në kuotën e 15 pikëve duke lënë pas skuadra skuadra të një niveli më lartë se kuqezinjtë si Polonia dhe Republika Ceke. Për të gjitha këto, ata e meritojnë të shpallen më të mirët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit