Home Sporti Trajneri i sk...

Trajneri i skuadrës Sheriff Tiraspol lë ekipin për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë

121
0

Skuadra moldave Sheriff Tiraspol ka qenë një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni në kompeticionet europiane, teksa arriti dhe një fitore ndaj Realit në grupet e Championsit. Trajneri i tyre është ukrainas, Yuriy Vernydub dhe së fundmi ka vendosur që ti bashkohet ushtrisë.

Vernydub thotë se kur djali i tij e njoftoi më 24 shkurt për të thënë se Rusia kishte sulmuar Ukrainën, ai e dinte se do të kthehej në Ukrainë për të luftuar. Klubi i tij i futbollit ishte në Portugali për një ndeshje eliminatore në Europa League kur mori lajmin.

Vernydub udhëtoi nga Portugalia në Rumani dhe më pas në Tiraspol në Transnistria përpara se të mbërrinte në Ukrainë të shtunën më 26 shkurt. Deri të dielën ai ishte regjistruar në ushtri.

“Njerëzit e afërt u përpoqën të më ndalonin. Gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit e mbesat e mia. Unë qëndrova i fortë dhe falënderoj gruan time që më mbështeti”, u shpreh Vernydub.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit