Home Aktualitet Tre automjete...

Tre automjete përplasen në aksin Lezhë-Milot, plagosen dy pasagjere

16
0

Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Lezhë. Bëhet e ditur se tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Lezhë-Milot, teksa kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.

Dy prej makinave të përshira në aksident ishin të Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, ndërsa njëra e Lezhës.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti janë përfshirë në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit J.K.,banues në Maqedoni, I.B.,banues në Kosovë dhe K.M., banues në Lezhë.

Kanë marrë dëmtime të lehta shtetaset S.B.dhe H.M.,të cilat ishin pasagjere në këto mjete.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit