Home Sporti Tuchel: Mbeta...

Tuchel: Mbeta i zhgënjyer nga arbitri, e pashë duke qeshur me Ancelottin pas ndeshjes

198
0

Chelsea ishte i pafat mbrëmjen e djeshme, pasi u eliminua nga Real Madridi në fazën çerekfinale të Champions League. Thomas Tuchel pas ndeshjes u shpreh se ishte krenar për lojtarët e tij, por mbeti i zhgënjyer nga reagimi i gjyqtarit Marciniak.

“Shënuam katër gola në dy ndeshje dhe kemi pasur më shumë raste, por ishim të pafat. Jemi të zhgënjyer, sepse bëmë dy gabime. Momenti më i rëndësishëm i lojës ishte gabimi ynë. Në ndeshje si kjo, duhet pak fat dhe nuk e patëm.

I thashë se jam shumë i zhgënjyer që nuk shkoi ta shihte vetë rastin e golit të anuluar të Alonsos. Kur mbaroi ndeshja, pashë arbitrin duke qeshur me zë të lartë me Ancelottin dhe m’u duk shumë keq.

Shkova t’i shtrëngoja dorën pas një disfate të rëndë dhe e gjeta atje duke qeshur me trajnerin rival, me Ancelottin, i cili është një zotëri. Nuk mendoj se ishte momenti i duhur për ta bërë këtë”, përfundoi Tuchel.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit