Home Aktualitet Turistët serb...

Turistët serbë bllokohen në “Majën e grykave të hapura”, vdes njëri prej tyre

195
0

Një grup turistësh serbë, të cilët kanë qenë duke eksploruar Veriun e vendit tonë, kanë mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë.

Sipas policisë, njëri prej tyre ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit, ndërsa ekipi mjekësorë është nisur në drejtim të vendit ku ndodhen turistët serbë.

Mësohet se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është bërë e mundur ulja e helikopterit, ndërsa në të policisë së Tropojës është nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve.

“Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar”,-njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit