Home Aktualitet U arrestua pë...

U arrestua për korrupsion, Mariglen Qato: Jam i pafajshëm, SPAK ka rënë pre e presionit politik të PL dhe PD

136
0

Mariglen Qato, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar sot, ka reaguar në Top Story përmes avokatit, duke deklaruar se është i pafajshëm.

Qato mohon akuzat, dhe shprehet se ka zbatuar ligjin gjatë ushtrimit të detyrës. Ai thotë se arrestimi i tij ka ardhur nga presioni politik, pa fakte, teksa shpreson se ky proces do të mbarojë sa më shpejt.

“Unë Mariglen Qato jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me akuzat dhe nuk kam bërë asnjë veprim të kundërligjshëm. Ne ushtrimin tim te detyrës, kam punuar me përkushtim dhe kam zbatuar ne mënyre rigoroze ligjin. Ndjehem i keqardhur që SPAK ka rënë pre e presionit politik të Ilir Metës, dhe Belind Kellicit që kanë nisur këtë sulm politik ndaj meje prej muajsh, pa asnjë fakt real. Mbetem besimplotë që ky proces të mbarojë sa më shpejt, drejtësia të bëj punën e saj dhe e vërteta e pafajësisë time të dalë në dritë“.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit