Home Sporti U diagnostifi...

U diagnostifikua me tumor testikular, Haller: Hapi i parë shkoi mirë falë mjekëve!

116
0

Sebastien Haller ka reaguar në rrjetet sociale dy ditë pas diagnostikimit të një tumori testikular, që tronditi Borussia Dortmundin dhe gjithë botën e futbollit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, postoi një foto të buzëqeshur nga shtrati i spitalit.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’ju bëja të ditur se hapi i parë ka përfunduar! Do të doja të falënderoja Borussia Dortmundin dhe ekipin mjekësor që kanë qenë të jashtëzakonshëm me mua! Një falënderim i përzemërt gjithashtu për të gjithë stafin infermieror në spital, për mbështetjen dhe vullnetin e mirë!”

Sulmuesi do të vijojë mjekimin për të parë ecurinë se si do të shkojë sëmundja. Haller erdhi me bujë nga Ajaxi pas një sezoni spektakolar ku shënoi 47 gola në 66 ndeshje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit