Home Aktualitet U ekzekutuan ...

U ekzekutuan me breshëri plumbash, zbardhet shtetësia e gjashtë viktimave në Athinë

16
0

Një ngjarje e rëndë tronditi dje Greqinë, ku 6 persona u gjetën të pajetë në një makinë dhe jashtë saj. Teksa u tha se viktimat ishin të gjithë shqiptarë, të tjera detaje dalin në dritë në mediat greke, që rrëzojnë të dhënat e para. Nga hetimet e autoriteteve greke, rezulton se viktimat ishin turq me origjinë kurde, të pajisur me dokumente franceze. Ndërkohë, ka gjasa që konfuzioni se mund të ishin shqiptarë, ishte fakti se brenda mjetit u gjetën dhe disa pasaporta shqiptare, që mendohet se kanë qenë false.

Hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, për të përcaktuar nëse sendet e identifikimit që dyshohet se janë gjetur në zotërim të viktimave janë origjinale apo false. Ato që janë padyshim false, sipas policisë, janë targat gjermane të makinës Ford, të cilat dyshohet se janë ngjitur në makinë.

Sipas informacioneve, skenari i konsideruar si më i mundshmi nga autoritetet është se bëhet fjalë për një larje hesapesh, lidhur me një rast droge. Agresorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët i kanë ngritur pritën e vdekjes me targa false gjashtë viktimave. Skenari i pritës së vdekjes përforcohet nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat (brenda makinës). Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja, ndërsa policia është vënë në kërkim të një veture të zezë dhe një motoçikletë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit