Home Aktualitet U la në burg ...

U la në burg për shpërdorim detyre, Vangjush Dako apelon vendimin

42
0

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka apeluar masën e arrestit në burg të dhënë më 8 qershor nga shkalla e parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Nëpermjet avokatit mbrojtës, Dako i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la në qeli.

Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.

Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit