Home Aktualitet U mbaron mand...

U mbaron mandati në dhjetor, Gjykata e Lartë çel garën për 3 anëtarë të KLGJ

27
0

Gjykata e Lartë ka hapur garën për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit që emërohet nga rradhet e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.

Sipas një njoftimit për mediat të shpërndarë nga KLGJ, bëhet me dije se gjykata e Lartë shpalli sot (24 korrik) thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit. Brenda datës 4 shtator gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin një kërkese me shkrim drejtuar Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, 2 (dy) nga të cilët janë zgjedhur nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit.

“Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Z. Sokol Sadushi, bazuar në nenet 9 dhe 10 të ligjit 115/2016, ka njoftuar sot shpalljen për hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në datën 12 dhjetor 2023 përfundojnë mandatin e plotë 5 vjeçar tre anëtarë të KLGJ-së, 2 (dy) nga të cilët janë zgjedhur nga rradhët e gjyqtarëve të gjykatës së shkallës së parë dhe 1 (një) nga radhët e gjyqtarëve të apelit. Anëtarët të cilëve u mbaron mandati në KLGJ, janë: Brikena Ukperaj (apel), Marcela Shehu dhe Dritan Hallunaj (shkalla e parë)

Referuar nenit 9 të ligjit 115/2016, Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, me anë të këtij njoftimi publik, shpall sot në datë 24 korrik thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për anëtarë të KLGJ-së nga radhët e gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të apelit.”, njofton Gjykata e Lartë.

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë shpalli vakancat për 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilëve edhe atyre u përfundon mandati në Dhjetor 2023.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit