Home Aktualitet U përball me ...

U përball me forcë fizike në Kuvend, deputetja Deliu: Aktivitet simbolik i opozitës në mënyrë demokratike

45
0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ishte në front të parë të përplasjes së sotme në Kuvend, ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Albin Kurti se po përdor veprime në Kuvend për të shmangur llogaridhënien dhe të devijojë vëmendjen nga bisedat e tyre me Milan Radojiçiqin.

Ajo ka thënë se aksioni i PDK-së në Kuvendin e Kosovës ishte një aktivitet simbolik i opozitës, në mënyrë demokratike, për të shfaqur gjithë atë që kishte ndodhur në ditët e fundit.

“Në kohën kur deputeti Mërgim Lushtaku gjuajti me ujë kishte një reagim të tmerrshëm të zëvendëskryeministrit Bislimi që u hodh në drejtim të deputetit Lushtaku, këto janë veprime të Qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga përgjegjësia ose llogaridhënia, të cilën ne sot kemi pritur që ta jap, kryeministrit bashkë me Mimoza Kusari- Lilën, për shpërfaqjen e njërit prej skandaleve më të mëdha, përgjegjës për të cilin është ajo bashkë me kryeministrin”, ka deklaruar ajo në Debat Plus.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit