Home ShowBiz “U përdh*nova...

“U përdh*nova kur isha 5 vjeç”, lum mesazhesh tek Ermal Meta nga viktima të dhunës seksuale

35
0

Këngëtari Ermal Meta ka marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga viktima të ndryshme të dhunës seksuale, menjëherë pasi reagoi për ngjarjen e rëndë të Palermos, ku një vajzë 19-vjecare u përdhunua në grup nga 7 djem. Artisti një ditë më parë mbajti një qëndrim për ngjarjen në rrjetet sociale duke u shprehur ashpër kundër përdhunuesve.

Historitë e ndara nga Ermal Meta janë të gjitha anonime, por në njërën prej tyre thuhet: “I dashur Ermal, më përdhunuan më 26 dhjetor 2000. Pas 23 vitesh ende nuk mund t’ia rrëfej burrit, më vjen turp”.

Ndërsa, një grua e përdhunuar nga xhaxhai i saj në moshën 5-vjeçare tha se “ata që flasin le të vijojnë ta bëjnë këtë, por duhet të dinë se nuk është e lehtë të jetosh me një traumë të tillë, të lahesh derisa të të dalë gjaku nga lëkura, sepse ndihesh pis”. Më pas është edhe dëshmia mallëngjyese e një gruaje, e cila tregon për shoqen e saj, e cila, pavarësisht bashkëshortit dhe vajzës së dashur, nuk mundi të duronte më dhimbjen e madhe që la përdhunimi dhe një mëngjes u vetëvar.

Mes komenteve të postimit është edhe ai i aktores Elena Sofia Riçi, e cila shkruan: “Shpirti yt i bukur nuk keqkuptohet. Në moshën 12-vjeçare u përpoqa të mbrohesha me një vizatim që kisha bërë, një fletë me ngjyra, nga abuzimi i një zotërie shumë të madh dhe shumë të vlerësuar, i cili e njihte mirë familjen time. Unë munda të flas për këtë vetëm disa vite më parë. Shenja që mbeten përgjithmonë“.

Ermal Meta pasi publikoi shumë prej mesazheve, shkroi: “Më duket e qartë se duhen ligje të rrepta për t’i bërë gratë që vuajnë nga abuzimi dhe ngacmimi të ndihen të afta të raportojnë pa asnjë hezitim, pa mosbesim dhe pa frikë. Nëse doni të më kryqëzoni për këtë, mos u lodhni të brohorisni se ngjitem vetë sipër në kryq”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit