Home Aktualitet U vra nga bur...

U vra nga burri në Greqi, vëllai i Elonës: Disa orë para krimit postoi foto në facebook

529
0

Një tjetër grua mbeti viktimë e dhunës në familje. Vëllai i viktimës 36-vjeçare, Elonës ka folur për mediat greke, duke thënë se çifti i bashkëshortëve nuk kishin probleme.

“Nuk kanë patur probleme, kanë shkuar bashkë në punë. Dje shkuam në lokal për të pirë çaj dhe në orën 08:00-08:30 ai u largua dhe shkoi në shtëpi të gatuante për fëmijët. Fëmijët flinin në dhomën ngjitur, nuk kuptuan asgjë. Kishin 10 vjet që ishin të martuar, ishin njerëz të qetë. Fëmijët i kemi marrë ne, i kemi sjellë këtu”.

40-vjeçari që mbyti me duar bashkëshorten e tij, është arrestuar nga policia greke pasi ka qenë vetë ai që lajmëroi autoritetet. Çifti me origjinë nga Elbasani jetonin në Lachonia të Greqisë prej 3 vitesh dhe punonin në bujqësi.

Mëngjesin e djeshëm, Festimi kishte publikuar në Facebook një foto me Elonën duke u përqafuar. Në mbrëmje 40-vjeçari e mbyti me duar 36-vjeçaren duke i marrë jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit