Home Sporti Udhëkryqi i k...

Udhëkryqi i kombëtares, Armand Duka flet rreth pritshmërive dhe objektivave

20
0

Kreu i Federatës së Futbollit, Armand Duka flet rreth pritshmërive dhe objektivave që ka prë ekipin kuqezi. “Urojmë që të kemi rezultate pozitive për të katër skuadrat tona në Europë. Të katër kanë kundërshtarë që janë të kalueshëm. Kam shumë besim te katër ekipet, që të kalojnë të paktën turin e pare”, tha Duka.

Nga ana tjetër po diskutohet ndryshimi i formatit të kampionatit elitar, për të rikthyer interesin te Superiorja, ku skema më e mundshme është organizimi i Final Four në fund të sezonit të rregullt: pra katër ekipet e para që luajnë mes tyre për titullin.

“Ideja është që duke pasur parasysh që ndeshjet derbi kanë më shumë interes dhe janë më të shikuara nga publiku, të ofrojmë më shumë ndeshje të nivelit kompetitiv garës së lartë si derbi dhe do ta diskutojmë edhe me klubet nëse mund të kemi një gjë të tillë, me 10 skuadra, por në një mënyrë ndryshe që t’i ofrojmë sa më shumë garë dhe kompeticion spektatorëve dhe tifozëve”, tha kreu i FSHF.

Edhe pse mungojnë dy muaj nga rikthimi i Kombëtares në fushë, kreu i FSHF tregoi çfarë pritet në shtator, në sfidat e Çekinë dhe Poloninë.

“Që të shkojmë në Europian duhet të bëjmë akoma edhe më mirë në shtator. Nëse nuk bëjmë mirë në shtator, atëherë do të rrëzojmë edhe punën që kemi bërë në qershor. Nëse nuk bëjmë rezultat pozitiv në këto dy ndeshje, atëherë do të jetë e vështirë rruga jonë për në Europian”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit