Home Bota Ulet tensioni...

Ulet tensioni mes Erdoganit dhe Mitsotakis, 50 minuta takim. Mediat: Atmosferë pozitive

8
0

Samiti i NATO-s ka ulur tensionet Turqi-Greqi. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Presidenti i Turqisë, rexhep Tajip Erdogan janë takuar sot në Bruksel, duke “thyer kështu akullin” në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Gazeta greke ”Kathimerini”, raporton se takimi 50 minutësh është zhvilluar në një atmosferë pozitive. Dy liderët ranë dakord që të linin pas tensionin e vitit 2020 megjithë mosmarrëveshjet që ekzistojnë ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

Të dy liderët biseduan për ndarjen e zonave detare dhe kjo çështje të zgjidhet sipas të drejtës ndërkombëtare. Në takimin mes tyre u diskutua edhe për çështjen e refugjatëve. Mitsotakis i kërkoi Erdoganit që Turqia të pranojë 1450 emigrantë, kërkesat për azil të të cilëve janë refuzuar përfundimisht nga autoritetet greke.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit