Home POLITIKE Të lejohet mu...

Të lejohet muzika në lokale/ Unioni Turistik Shqiptar: Turistët s’kanë ardhur për të qëndruar brenda në hotel

5
0

Edhe ky sezon turistik është në pandemi, ndaj dhe Unioni Turistik Shqiptar përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministres së Shëndetësisë, ku i kërkon heqjen e masave kufizuese, pasi për ta kjo po dëmton ekonominë e vendit, pas goditjes së mori përgjatë një viti nga pandemia. Unioni Turistik Shqiptar, thekson se në kushtet aktuale ku ndodhet vendi ynë duhet të rishikohet mundësia për zgjerimin e fashës së orës policore si dhe lejimin e muzikës në lokale. Unioni Turistik kërkon rishikim të rregullave, në mënyrë që sipas tyre të ndihmohen bizneset dhe t’u krijohet mundësia për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushime.

“Jemi të mendimit se në kushtet aktuale duhet rishikuar mundësia për zgjerimin e këtyre masave në mënyrë që të ndihmohen bizneset dhe njëkohësisht t’u krijohen kushtet për argëtim turistëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre, pasi kjo do të shtonte kërkesën dhe do të bënte të mundur rritjen e numrit të turistëve që do të vijnë në Shqipëri, gjë që do kontribuonte në rritjen e të ardhurave për ekonominë tonë. Shumë vende Europiane, përfshirë edhe fqinjët tanë, me qëllim që të mos shkaktojnë barriera gjatë sezonit turistik, kanë hequr orën policore, lejojnë organizimin e eventeve në ambiente të hapura, tarraca,veranda, oborre deri në maksimum 100 persona, por jo më shumë se 50 për qind e kapacitetit të hapësirës, lejojnë muzikën gjatë organizimit të eventeve, në pajtim me protokollin adekuat dhe brenda nivelit të zhurmave, duke garantuar komoditet për çdo pushues vendas dhe të huaj”.

Po ashtu Unioni Turistik shprehet se kanë marrë shumë ankesa nga turistët për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00, duke theksuar se ata vijnë në Shqipëri për t’u argëtuar dhe jo për të ndenjur në dhomë, ndërsa sugjerojnë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00.

“Për shkak të moslejimit të muzikës pas orës 22:00 kemi marrë shumë ankesa nga turistët të cilët janë të pakënaqur ngaqë nuk kanë ardhur për t’u mbyllur në dhomë, po për të pushuar dhe për t’u argëtuar. Me qëllim që turistët të marrin kënaqësinë e pushimeve, sugjerojmë që ky orar të zgjatet deri në orën 24:00 në mënyrë që të mos u shkaktohet mërzitje turistëve, pasi ora 22:00 nuk mjafton, duke pasur parasysh faktin që gjatë periudhë së verës kjo orë është koha që errësohet dhe gjatë ditës njerëzit janë në punë dhe darkat ngelen më të frekuentuara nga qytetarët”, thuhet mes të tjerash në kërkesën drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit