Home Aktualitet Universitetet...

Universitetet e Zarës dhe Tiranës nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi

100
0

Universiteti i Zarës dhe ai i Tiranës nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, sipas të cilit do të inkurajojnë shkëmbimin e studentëve dhe stafit pedagogjik, propozimin e projekteve të përbashkëta shkencore dhe kërkimore, organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, ngritjen e programeve të studimit dhe format e tjera të bashkëpunimit. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët prof. Ph.D. Dijana Vican dhe Prof. Dr. Artan Hoxha.

Të pranishëm  në këtë takim ishin zv. rektori i Universitetit të Zarës, prof. Ph.D. Nedjeljke Balić Nižić dhe prof. Ph.D. Slaven Zjaliq,si dhe ambasadori i Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, z. Riza Poda, dhe Konsulli i Nderit i Repulikës së Shqipërisë për Zarën, z.Anton Dedaj, si dhe dekanë të tjerë të dy universiteteve.

Rektori Hoxha vuri në dukje se Kroacia është një vend mik i Shqipërisë, për këtë arsye ka një dëshirë nga të dyja palët për thellimin e bashkëpunimit.

– Universitetet kanë përgjegjësi për të krijuar kushte më të mira për brezin e ri, në mënyrë që ata t’i përgjigjen sfidave të kohës. Me ardhjen tonë ne kemi dashur të shprehim interesimin tonë për bashkëpunim të ngushtë dhe jemi të hapur për të gjitha marrëveshjet përtej këtij memorandumi, tha Hoxha.

Rektorja Vican dhe zv.rektorët i njohën të ftuarit me historinë e arsimit të lartë në Zadar. Një rol të rëndësishëm luajti rektori i parë i këtij institucioni në 1369, Gjon Durrsaku me origjinë nga qyteti i Durrësit, tha rektorja Vican. Ky institucion më vonë mori emrin Universiteti i Zarës, tha ajo. Ky institucion sot është një universitet modern, më i madhi i integruar në Kroaci dhe programet e tij ofrojnë kompetencat e nevojshme në shoqërinë moderne, nëvizoi Vican.

“Si pjesë e aleancës EU-CONEXUS të universiteteve evropiane, ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerë nga vendet e BE-së, por nuk jemi të kufizuar vetëm në të, duam t’ju ndihmojmë edhe ju për t’iu bashkuar aleancës së BE sa më shpejt të jetë e mundur, theksoi rektorja Vican.

Prezantimi u pasua me nënshkrimin ceremonial të memorandumit dhe njëdrekë në restorantin studentor Barbakan.

Konsulli i Nderit Dedaj i pati të ftuar nderi në restorantin e tij delegacionin shqiptar me 21 dhe 22 maj 2023.

Për nënshkrimin e këtij Memorandumi kanë shkruar mjaft media e portale të qytetit dhe të Kroacisë.

(https://shqiptaretezares.wordpress.com/)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0