Home ShendetI Ushqimet që d...

Ushqimet që duhet të shmangni për një lëkurë të pastër

10
0

Nëse keni hasur ndonjëherë problemin e puçrrave, qoftë në një moshë më të vogël apo në moshë më të madhe, do të keni vërejtur se ka disa ushqime që ndikojnë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës suaj . Revista Ndërkombëtare e Dermatologjisë pas 10 vjetësh kërkime mbi marrëdhëniet midis ushqimit dhe akneve ka zbuluar se ekzistojnë gjashtë faktorë ushqyes që ndikojnë në lëkurën tuaj. Edhe pse lëkura e secilit reagon ndryshe, nëse qëndroni larg nga ushqimet e mëposhtme dhe hani shumë perime të papërpunuara, me siguri do të shihni një ndryshim në lëkurën tuaj.

  • Ushqime të larta glikemike: shurupe, oriz kafe
  • Ngarkesë e lartë glikemike: oriz i bardhë, i skuqur
  • Produktet e qumështit: djathi, qumështi dhe nënproduktet e tij
  • Ushqim i shpejtë: çdo ushqim shumë i përpunuar si burger, hot dog, etj.
  • Çokollatë

Megjithëse ushqimi është vetëm një aspekt i trajtimit, dihet mirë se gjenetika dhe ndryshimet e hormoneve luajnë një rol të rëndësishëm dhe duke ngrënë shumë nga ushqimet e përmendura më lart pa përfshirë mjaft perime në dietën tuaj, fytyra juaj mund të bëhet plot puçrra.

Gjithashtu është  e nevojshme të zvogëloni sa më shumë që të jetë e mundur sheqernat e shtuara dhe karbohidratet e përpunuara, ndërsa për të stimuluar edhe më shumë lëkurën tuaj të shëndetshme, hani sa më shumë perime, fruta, si dhe ushqime me shumë acide yndyrore, siç është salmoni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit