Home Bota Ushtarët rusë...

Ushtarët rusë refuzojnë të luftojnë në Ukrainë, zbulohet shkaku

250
0

Për katër muaj e gjysmë, tetari Ilya Kaminsky dhe ushtarët tjerë nga Brigda e 11-të për sulme ajrore, kanë luftuar në kuadër të ofensivës ushtarake ruse kundër trupave ukrainase në lindje të shtetit. Në fillim të muajit korrik, Kaminsky ka thënë se i ka mbaruar durimi. Ai ka refuzuar të luftojë, duke u bërë një prej 78 ushtarëve të brigadës që kanë refuzuar urdhrat.

“Jam moralisht i dërmuar. Nuk ekziston aspak besim tek autoritetet dhe komanda e lartë”, ka thënë Kaminsky, 20-vjeçar për televizionin Current Time, në një intervistë telefonike të zhvilluar më 17 korrik. Ai ka folur nga një lokacion i panjohur në rajonin Luhansk, në lindje të Ukrainës. “Sepse ata injorojnë gjithçka. Ata injorojnë çdo kërkesë. Ata kanë nisur të ofrojnë alternativa kur njerëzit kanë nisur të thonë troç jo”, ka thënë ai.

“Jam i lodhur. Më mungon shtëpia. Vajza ime ka lindur para tre muajve. Ende nuk e kam parë”. Gati katër muaj pas nisjes së luftës më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, një numër i ushtarëve rusë, sikurse Kaminsky, janë duke refuzuar të luftojnë, duke kërkuar kthim në shtëpi.

Aktivistët për të drejta të njeriut kanë thënë se qindra, ndoshta edhe mijëra trupa, janë duke hezituar që të pranojnë urdhra për pozicionim, luftime apo që të qëndrojnë në fushëbetejë pa rotacion. Refuzimi i trupave komplikon edhe më shumë punën e komandantëve rusë, teksa përpiqen të shtyjnë përpara njësitet e stërlodhura përgjatë vijës së frontit 480-kilometërshe që përshkon Harkivin në lindje e arrin deri në Herson, që gjendet në jug dhe qendër të Ukrainës.

Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë thënë se humbjet e Rusisë janë substanciale. Një komandant i lartë britanik i ka thënë transmetuesit britanik BBC këtë javë se rreth 50,000 trupa ushtarake janë vrarë apo plagosur prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt. Kremlini ka mohuar që të shpallë mobilizim të përgjithshëm për të zëvendësuar humbjet e trupave. Analistët thonë se në vend të mobilizimit, autoritetet ruse kanë nisur atë që e përshkruajnë si fushatë “të fshehtë, hibride”, për të rekrutuar trupat shtesë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit