Home Aktualitet ”Vajza ...

”Vajza shpifi për babain”, avokati i 48-vjeçarit: U konsultua me nënën dhe më pas foli me psikologen

98
0

Këtë të premte, Gjykata e Durrësit vendosi masën e ”arrestit me burg” për babain i cili dyshohet se ka abuzuar me vajzën e tij të mitur. 15-vjeçarja akuzoi të atin se ai ka abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 10-vjeçe, gjë që sipas avokatit të të akuzuarit Bledar Rako, nuk është e vërtetë dhe më pas vajza u tërhoq nga akuza.

Avokati tha se vajza është konsultuar me nënën e saj para se të fliste me psikologen ku ka shpifur për babain. ”Ajo është konsultuar me nënën dhe pas bisedës me të ka folur me psikologen”,-tha avokati. I pyetur se përse nuk ishin të pranishme vajza dhe nëna e saj nuk morën pjesë në seancë, avokati tha se nuk u lejuan nga gjyqtarja.

“Unë mendoj se u bë në mënyrë të njëanshme, që të mos administroheshin deklarimet në lidhje me të vërtetën e ngjarjes. Janë marrë vetëm ato pjesë që implikonin babai”,-u shpreh avokati. “Në seancën e mbrojtjes, ato deklaruan se kjo ka ndodhur në një moment grindjeje me babain. Do ishte mirë që ajo të kishte marrë pjesë sot në seancë. Ka rezoltuar se nuk është e defloruara. Por kjo çështje nuk administruar, është pyetur edhe i vëllai, ai e ka mohuar, por nuk është administruar se nuk u intereson”, shtoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit