Home Aktualitet Valdrin Pjetr...

Valdrin Pjetri kërkon një shans të dytë: Gati të kandidoj në Shkodër nëse më mbështet PS

128
0

Për mosdeklarimin në formularin e dekriminalizimit të një dënimi të marrë në Itali, Valdrin Pjetri nuk u betua si kryetar i Bashkisë së Shkodrës më 2019. ”Isha 19 vjeç, student, u kapën 2 shok të mi, shkova të pyesja për ta, u bë kontroll banesë dhe u gjetën 2 gram hashash, por unë s’kisha dijeni. Jetonim në një shtëpi me shumë shqiptar”.

Pjetri tregon se pavarësisht se nuk kishte lidhje me hashashin e gjetur në banesën ku jetonte me shokë të tjerë shqiptare, pas këshillimit me avokaten e zgjedhur kryesisht nga shteti italian, e cila i sugjeronte të pranonte akuzën që çështja të mbyllej pa vonesë pasi në të kundërt procesi do të zgjatej, firmosi.

Dokumentet e publikuara nga PD-ja, pretendon se janë nxjerrë në mënyrë abuzive dhe antiligjore nga kuestura e Firences. Rrëfimin e tij Pjetri zgjedh ta bëj jo pa qëllim, kur presidenti ka vendosur datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale edhe në bashkinë e Shkodrës. Ai kërkon një shans të dytë tani që gjykatat shqiptare i dhanë të drejtë.

”Pse jo, mund të kem një tjetër shans nëse kam mbështetjen e socialisteve”,-tha për ”Tv Klan”. Nëse socialistet nuk do t’ia japin këtë mundësi, a do të zgjedh Valdrin Pjetri të dal si kandidatë i pavarur në 6 mars?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit