Home Sporti Boterori i Katarit van Gaal: Bra...

van Gaal: Brazili skuadër që luan me kundërsulm, ja dobësia e Messit

160
0

Louis van Gaal e ka cilësuar Brazilin si një “skuadër kundërsulmuese” pas fitores 4-1 ndaj Koresë së Jugut. Seleçao mahniti tifozët me golat e tyre të mrekullueshëm gjatë 45 minutave të para. Van Gaal, Holanda e të cilit mund të përballet me Brazilin në gjysmëfinale, nuk ishte i kënaqur.

“I kam ndjekur, janë vetëm një skuadër kundërsulmuese. Kam lexuar në mediat holandeze se po shkëlqente, por ata bëjnë vetëm kundërsulm. Koreja e Jugut ishte skuadra që ka sulmuar.

Messi? Ai është lojtari më i rrezikshëm që krijon më shumë raste dhe i krijon vetë. Por nga ana tjetër ai nuk luan shumë me kundërshtarin kur ata kanë zotërimin e topit. Këtu qëndrojnë shanset tona.

Ne kemi ende një llogari të hapur me ata. Nuk më pëlqen të mendoj për atë ndeshje sepse mendova se do të fitonim. Do të doja t’i bindja njerëzit në shtëpi që të shkojnë të shikojnë ndeshjen dhe të bëjnë tifo për ne. Atëherë do të marrim shumë mbështetje nga kjo”, deklaroi van Gaal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit