Home Kosova Varianti Omic...

Varianti Omicron mbërrin në Kosovë, konfirmohen 9 rastet e para

26
0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.

Sipas një njoftimi, nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

  • 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,
  • 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,
  • 1 rast është i importuar nga Franca; dhe
  • 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Sipas IKSHPK-së, testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së.

Sh dhe IKSHPK u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i zbatojnë me përpikmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe t’i inkurajojnë të tjerët për vaksinim e te shmangin udhetimet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit