Home Aktualitet Vdekja e 3-vj...

Vdekja e 3-vjeçarit, apeli nga Braçe: Klinikat dentare të akreditojnë shërbimet në shtet

25
0

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, i cili mori shërbim dentar tek një klinikë private, u bë temë diskutimesh edhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë. Klinikat stomatologjike dhe ato të shërbimeve jetike për qytetarët duhet të detyrohen me ligj që të akreditohen në shtet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimeve për garancinë e shërbimit që japin. Shqetësimi u ngrit nga deputeti i PS-së, Erjon Braçe.

Drejtoresha e Akreditimeve, Pranvera Fagu thotë se ligji aktual nuk i detyron subjektet të vijnë të garantojnë me standarde shërbimet, por i lë ata që ta bëjnë vullnetarisht, përveç rasteve kur e kanë të përcaktuar në kontrata koncesionare kushtin që duhet të kenë akreditimin e shtetit.

Deputetët duan që Drejtoria e Akreditimeve dhe Ministria e Financave të paraqesë pranë Kuvendit ndryshimet ligjore për këto shërbimet me rrezik jetik për qytetarët.

Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet e ligjit për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit duke e përafruar me direktivat e BE, por nevoja emergjenca shtrohet për këto ligje specifike pas rasteve të rënda të humbjes së jetës, si ai i 3-vjeçarit Brian Spahiu pas një ndërhyrjes në 14 dhëmballë në klinikë private.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit