Home ShowBiz Vdekja e Mbre...

Vdekja e Mbretëreshës, Meghan Markle merr vendimin e papritur

8138
0

Martesa e Princ Harry-t në 2018 me aktoren amerikane Meghan Markle u përshëndet si mishërimi i një monarkie të re moderne. Por një goditje e madhe për institucionin, ishte kur ata njoftuan në janar 2020 se do të largoheshin nga rolet mbretërore, të pakënaqur me ndërhyrjen dhe fokusin mediatik në jetën e tyre.

Por tashmë Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj Princi Harry kanë marrë vendimin për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth. Dukesha ka zgjedhur t’i lërë mënjanë të gjitha angazhimet e saj profesionale, pasi po mban zi, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore.

Sot u konfirmua se Meghan Markle ka ndaluar transmetimin e podcast-it të saj në Spotify, Archetypes, gjatë periudhës së zisë së Mbretëreshës. Tre episode të plota të serialit audio tashmë janë publikuar që nga 23 gushti, me të ftuar të famshëm ndërkombëtarë si tenistja Serena Williams, ylli i popit Mariah Carey dhe aktorja dhe producentja Mindy Kaling.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit